Kroçera “Horizon” ankoron në Marmaris

Kroçera “Horizon”, e cila lundron me flamurin e Maltës, me pasagjerë spanjoll erdhi në nënprefekturën Marmaris të Muglas.

Kroçera “Horizon” ankoron në Marmaris

Kroçera “Horizon”, e cila lundron me flamurin e Maltës, me pasagjerë spanjoll erdhi në nënprefekturën Marmaris të Muglas.

Bëhet e ditur se në bordin e anijes, e cila ankoroi në portin detar “Marmaris Cruise”, ndodhen 1403 turistë, shumica spanjollë dhe 613 punonjës të anijes.

Turistët, të cilët u larguan nga anija pas procedurave doganore, vizituan çarshinë e Marmarisit, zonën brenda kalasë dhe portin e jahteve.

Turistët vizituan vendet historike dhe turistike në qendër të nënprefekturës, ndërsa disa prej tyre kaluan çaste të këndshme në restorantet dhe kafenetë përreth bregdetit.

Menaxheri i Operimeve të Portit “Marmaris Cruise”, Bora Bayazit, tha se është planifikuar që kroçera të realizoj lundrim një herë në javë në nënprefekturë.

 


Lajme të ngjashme