Paksitan - TIKA hapë në Karaçi një bibliotekë për fëmijë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hapur në Pakistan një bibliotekë për fëmijë me 5 mijë libra.

tika pakistan.jpg
tika pakistan kutuphane.jpg

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hapur në Pakistan një bibliotekë për fëmijë me 5 mijë libra.

Në ceremoninë e përurimit të mbajtur në Karaçi në jug të vendit, morën pjesë konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Karaçi, Tolga Uçak, koordinatori i TIKA-s në Karaçi, Ibrahim Katirci dhe Prefekti i Karaçit, Iftihar Shalvani.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e hapjes, konsulli i përgjithshëm tha se edhe fëmijët pakistanezë kanë të drejtë në arsim cilësor, ndërsa shtoi se “Turqia për një kohë të gjatë po bashkëpunon me Pakistanin në fushën e arsimit. Studentët pakistanezë po arsimohen në Turqi në arsim universitar dhe pasuniversitar me bursat e Turqisë”.

Ndërkaq prefekti i Karaçit, Shalvani e falënderoi TIKA-n dhe njoftoi se në Karaçi janë duke u zhvilluar punimet për rinovimin dhe restaurimin e 40 bibliotekave publike, ndërsa kërkoi mbështetjen e TIKA-s në këtë drejtim.

Ndërsa koordinatori i TIKA-s në Karaçi, Katirci deklaroi se në bibliotekë do të ketë 5 mijë libra dhe tha se “Nuk ka asnjë mënyrë që kombet të rriten dhe zhvillohen pa arsim. Prandaj ne synojmë të rrisim cilësinë e arsimit duke zbatuar projekte të tilla sidomos në rajone më pak të zhvilluara”.

Në gusht, TIKA siguroi mjete dhe pajisje shkollore për 500 nxënës të shkollave në rajon.

 


Lajme të ngjashme