A e dini se vendngjarja e legjendës së famshme të nyjës gordiane është kryeqyteti Ankara i Turqisë?

Legjenda e Gordit, e cila ka mbërritur deri në të sotmen moderne nga vendbanimi antik “Yassihoyuk” në Polatli të Ankarasë, i përket qytetërimit frigjian.

A e dini se vendngjarja e legjendës së famshme të nyjës gordiane është kryeqyteti Ankara i Turqisë?

A e dini se ku ndodhet “Nyja gordiane”?

Nyja gordiane, një term i përdorur zakonisht për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, e ka origjinën nga periudha e Lekës së Madh. Sipas legjendës, frigjianët, një popull antik që jetonte në Turqinë Qendrore të sotme, ishin sugjeruar nga orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të hynte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordi, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi atë në një shtyllë jashtë tempullit me një litar prej lëvoreje thane që forcohej me kalimin e kohës. Thuhej se personi që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Në vitin 334 p.e.s., Leka i Madh i Maqedonisë marshoi me ushtrinë e tij në Gordion, kryeqytet i Frigjisë (në Ankaranë e sotme). Me të mbërritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje, të cilat - sipas një historiani romak - ishin shtrënguar kaq fort dhe në mënyrë kaq të ngatërruar, saqë ishte e pamundur të zgjidheshin. Sipas kronistit të lashtë Arrian, Lekës së fuqishëm i lindi dëshira e zjarrtë për të zgjidhur nyjën gordiane. Pasi u mundua për një kohë me të, pa sukses, Leka i Madh humbi durimin dhe u kthye nga turma duke thënë: “Nuk ka më asnjë ndryshim mbi mënyrën se si duhet të zgjidhet!” Ai menjëherë nxori shpatën dhe e preu nyjën me një goditje të vetme. Leka vdiq në moshën 33-vjeçare si ngadhënjimtar i Perandorisë Perse dhe sundimtar i Azisë. Vdekja “e parakohshme” e tij u konsiderua për një kohë të gjatë si një pasojë e sjelljes së paduruar dhe të nxituar për të zgjidhur nyjën gordiane.

 


Lajme të ngjashme