Turqia bashkon pasuritë historike në një adresë të vetme

Falë kësaj praktike, e cila synon t’i kthejë muzetë në markë, vizitorët mund të ndajnë direkt me Ministrinë mendimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me muzetë, objektet apo vendet historike që ata vizitojnë.

Turqia bashkon pasuritë historike në një adresë të vetme

Llogaritë në rrjetet sociale dhe uebfaqet e të gjitha muzeve dhe vendeve historike të varura nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë u mblodhën në adresën https://turkishmuseums.com.

Falë kësaj praktike, e cila synon t’i kthejë muzetë në markë, vizitorët mund të ndajnë direkt me Ministrinë mendimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me muzetë, objektet apo vendet historike që ata vizitojnë.

Në këtë rrjet të përbashkët, i cili u ngrit pas identifikimit dhe përcaktimit të strategjisë së komunikimit për prezantimin/promovimin e muzeve në median sociale dhe digjitale, ka informacione, fotografi dhe video të vendeve historike dhe muzeve në Turqi.

Ndjekësve në llogaritë “Facebook”, “Instagram”, “Youtube”, “Twitter” dhe “Tripadvisor” u paraqiten 9 video të shkurtra të përgatitura nga Ministria për promovimin e muzeve dhe foto të objekteve e veprave të rralla. Ndërkaq vazhdojnë xhirimet e videove të reja të 15 muzeve të tjerë.

Vizitorët që skanojnë me celularë/pajisje mobile kodet QR mbi tabelat në muzetë dhe vendet historike, mund të marrin pjesë në sondazhin në www.turkishmuseums.com. Ministria i shfrytëzon këto mendime dhe sugjerime për të ofruar një shërbim muzeal më të kualifikuar dhe për të bërë planifikimet e nevojshme.



Lajme të ngjashme