“Liqeni i mjellmave” në qytetin antik Aspendos nga Baleti Shtetëror i Vjenës

Trupa e Baletit të Teatrit Shtetëror të Operës së Vjenës ka interpretuar për artdashësit në qytetin antik “Aspedos” “Liqeni i mjellmave” të Çajkovskit në kuadër të festivalit ndërkombëtar që mbahet këtu çdo vit.

“Liqeni i mjellmave” në qytetin antik Aspendos nga Baleti Shtetëror i Vjenës

Edicioni i 26-të i Festivalit Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit «Aspendos», që këtë vit realizohet ndërmjet datave 1-18 shtator, vazhdon të mirëpresë produksione ambicioze dhe emra të rëndësishëm të skenës.

Artistët e Trupës së Operës dhe Baletit Shtetëror të Vjenës, e cila përfaqëson një traditë 300-vjeçare në balet, u ngjitën për herë të parë në teatrin e Aspendosit në kuadër të këtij festivali.

Opera dhe Baleti Shtetëror i Vjenës interpretoi për publikun baletin “Liqeni i mjellmave”, një nga veprat e pavdekshme të baletit klasik, kompozuar nga Çajkovski në vitin 1875 dhe u pëlqye shumë nga artdashësit që kishin mbushur të gjithë teatrin antik.

Shikuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe turistë të huaj, i duartrokitën në këmbë artistët që u dhuruan atyre një natë të paharruar.



Lajme të ngjashme