Presidenti Erdoan inauguron Muzeun Modern në Eskishehir

Muzeu modern është ndërtuar në një hapësirë prej 4 mijë e 500 metra katrorë.

erdogan odunpazari modern muze1.jpg
erdogan odunpazari modern muze2.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut Modern të Artit, Odunpazarë (Odunpazarı) në provincën qendrore të rrethit Eskishehir (Eskişehir) që është ndërtuar duke u frymëzuar nga arkitektura osmane dhe tradicionale japoneze si dhe elementet e arkitekturës civile.

Në fjalimin e rastit Erdoan u shpreh edhe për çeljen në 29 tetor të bibliotekës në Kompleksin Presidencial, punimet e të cilës tashmë kanë përfunduar.

Ai tha se biblioteka në të cilën vazhdojnë punimet për vendosjen e librave, do të jetë biblioteka më e madhe e Turqisë.

Presidenti turk bëri të ditur se edhe Kazerma Rahmi, që ishte një nga veprat më të mëdha historike të qytetit të Stambollit është kthyer në bibliotekë dhe kur të përfundojnë punimet, ajo do të jetë një nga bibliotekat më të rëndësishme në botë.  

Edhe Ambasadori i Japonisë në Ankara, Akio Miyajima shprehu besimin se Muzeumi Modern Odunpazarë do të rrisë pëlqyeshmërinë e Eskishehirit dhe nënvizoi se lidhjet ndërmjet Japonisë dhe Turqisë do të vazhdojnë duke u përforcuar.

Muzeu, themeli i të cilit u hodh në muajin shkurt të vitit të kaluar nga ana e presidentit dhe është projektuar nga zyra e famshme arkitekturore japoneze, Kengo Kuma and Associates (KKAA) krahas hapësirave për ekspozime të madhësive të ndryshme, zotëron edhe kafene, dyqane shitjeje dhe punishte.

Gjithashtu muzeu modern është ndërtuar në një hapësirë prej 4 mijë e 500 metra katrorë.



Lajme të ngjashme