Australi – Festivali i Filmit Turk ngre siparin në Sidnei

Hapja e Festivalit të Filmit Turk, i cili organizohet nga Aleanca e Ndërsjellë Australiano-Turke (ATMA) në qytetet Sidnei dhe Melburn, u realizua me shfaqjen e filmit të titulluar “Aykut Eniste”.

Australi – Festivali i Filmit Turk ngre siparin në Sidnei

Festivali i Filmit Turk ngriti siparin mbrëmjen e së premtes në Australi.

Mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Instituti “Yunus Emre” dhe Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Sidnei, Festivali i Filmit Turk filloi me një mbrëmje gala në “Palace Cinemas Norton” të Sidneit.

Krahas konsullit të përgjithshëm turk në Sidnei – Melih Karalar, deputetit Jihad Dib – i pari mysliman i zgjedhur në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor nga Partia Laburiste e Australisë, si dhe aktores Esra Bilgiç – e njohur gjerësisht për rolin e Halime Hatun në serialin “Zgjimi Ertugrul”; të pranishëm në gala ishin gjithashtu shumë të ftuar nga bota e artit, politikës dhe biznesit.

Filmat që do të shfaqen në këtë festival, i cili do të vazhdojë deri më 15 shtator, janë: “Aykut Eniste” me regji të Onur Bilgetay, “Can Dostlar” me regji të Tugçe Soysop, “Organize Isler: Sazan Sarmali” me regji të Yilmaz Erdogan, “Ruya” me regji të Dervis Zaim, “Uç Yol” me regji të Faysal Soysal, “Oldur Beni Sevgilim” me regji të Senol Sonmez, “Bugday” me regji të Semih Kaplanoglu, “Toz” me regji të Gozde Kural dhe “Turist Omer: Uzay Yolunda” me regjit të Hulki Saner.



Lajme të ngjashme