A e dini se mali Ida, i cili përmendet në mitologjinë greke, sot njihet me emrin mali Kaz?

Në veprën e tij të famshme “Iliada”, Homeri i referohet malit Ida, pra maleve Kaz, si “nëna e kafshëve të egra dhe me shumë burime”.

A e dini se mali Ida, i cili përmendet në mitologjinë greke, sot njihet me emrin mali Kaz?

A e dini se mali Ida, i cili përmendet në mitologjinë greke, sot njihet me emrin mali Kaz?

Në veprën e tij të famshme “Iliada”, Homeri i referohet malit Ida, pra maleve Kaz, si “nëna e kafshëve të egra dhe me shumë burime”. Malet Kaz ndodhen mes prefekturave Çanakala dhe Balikesir në Anadollin veriperëndimor. Me florën dhe faunën e pasur që përqafohen nga deti dhe gjelbërimi, malet janë një prej vendeve të Turqisë që ia vlen për të parë. Në këtë zonë rriten 800 lloje të ndryshme bimësh. Në çdo anë të maleve Kaz dalin burime me ujë të pijshëm. Një veçori tjetër e rëndësishme është që këto male pas Alpeve janë vendi i dytë në botë me sasinë më të madhe të oksigjenit. Krahas bukurive natyrore malet Kaz gjithashtu kanë edhe rëndësi historike. Historia që dihet e këtij rajoni fillon 2000 vjet para erës sonë. Në këtë rajon është e mundur të hasni në mbetjet e një numri të madh të qyteteve antike.



Lajme të ngjashme