Numri i turistëve gjatë korrikut shënoi rritje me 16,67 për qind

Numri i të huajve që kanë vizituar Turqinë në muajin korrik është rritur me 16,67 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa 24.693.886 vizitorë të huaj kanë ardhur në vend që nga fillimi i vitit.

Numri i turistëve gjatë korrikut shënoi rritje me 16,67 për qind

Numri i të huajve që kanë vizituar Turqinë në muajin korrik është rritur me 16,67 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa 24.693.886 vizitorë të huaj kanë ardhur në vend që nga fillimi i vitit, njoftoi Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas statistikave të turizmit për periudhën janar-korrik të publikuara nga ministria, Turqia ka shënuar rritje prej 16,67 për qind me numrin e vizitorëve në muajin korrik në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht 6.617.380 vizitorë kanë ardhur në vend në këtë muaj.

Ndërkaq, numri i vizitorëve po ashtu ka shënuar rritje me 14,11 për qind për periudhën janar-korrik, kur gjithsej 24.693.886 vizitorë kanë ardhur në Turqi.

Rusia dhe Gjermania janë dy vendet e para me numrin më të madh të turisëve që kanë vizituar Turqinë.

Në korrik, Turqia më së shumti u vizitua nga rusët me 1.043.040 vizitorë, që paraqet rritje prej 16,2 për qind, ndërsa pas tyre pasuan gjermanët me 868.307, me një rritje prej 14,06 për qind.

Ndërkaq, pas Rusisë dhe Gjermanisë radhiten Britania e Madhe, Holanda dhe Ukraina.

Për sa i përket periudhës janar-korrik të vitit 2019, Rusia po ashtu ka ruajtur vendin e parë me 3.752.437 vizitorë që kanë hyrë në Turqi, shifër që paraqet rritje prej 14,54 për qind.

Rritje është shënuar edhe në numrin e vizitorëve gjermanë me 15,04 për qind dhe atyre bullgarë me 23,5 për qind, ndërsa pas tyre pasuan Britania dhe Irani.

Gjatë kësaj periudhe, Turqia u vizitua nga 2.670.672 shtetas të Gjermanisë dhe 1.444.789 shtetas të Bullgarisë. (AA)

 



Lajme të ngjashme