Festa e 30 Gushtit, Ditës së Fitores po kremtohet me entuziazëm në vend

97 vjetori i 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Turqisë po kremtohet me ceremoni në vend, Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe në përfaqësi diplomatike jashtë vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të realizojë një vizitë në mauzoleun e Ataturkut me rastin e festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe pas pranimit të urimeve do të organizojë një pritje në Kompleksin Presidencial.

Edhe kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop do të vizitojë mauzoleun e Ataturkut ndërsa më pas do të marrë pjesë në pritjen që do të organizohet me rastin e festën në Kompleksin Presidencial.

Ndërkaq edhe kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu do të marrë pjesë në ceremoninë që do të organizohet në mauzole.

Lajme të ngjashme