Rikthehet “Zâ Fest” në Theth, BE-ja krenare për mbështetjen që jep

Me mbështetjen e delegacionit të BE-së në Shqipëri është rikthyer këtë vit në natyrën e mahnitshme të Thethit me edicionin e tretë të tij “Zâ Fest”.

ZA Fest_Theth_Arnavutluk_2.jpg
ZA Fest_Theth_Arnavutluk_4.jpg
Arnavutluk_Theth_2.jpg
Arnavutluk_Theth_3.jpg

Shqipëri: “Zâ Fest” rikthehet në Theth, BE: Krenar që ju mbështesim

Zâ Fest” rikthehet me edicionin e tretë dhe këtë vit, në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që ka mbështetur edhe këtë vit “Zâ Fest”.

 

“Natyra mahnitëse e Thethit ishte skena e ZA Fest 2019! Na u bashkoni më 2-4 gusht për një fundjavë të mrekullueshme me muzikë, poezi, diskutime dhe aktivitete në natyrë”, ka theksuar delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Gjithashtu delegacioni BE-së në Shqipëri ka shpërndarë dhe një video promovuese të bukurive të Thethit dhe gjithçka që kjo mrekulli mes Alpeve Shqiptare ofron.

Në këtë edicion të tretë në këtë festival morën pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj, që për tri netë ishin para publikut. Elina Duni, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta etj, ishin pjesë e festivalit.

Gjithashtu aktivitete të tjera si: hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” ishin pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar.

Një tjetër veçanti e këtij festivali ishte rizgjimi i kulturës shqiptare përmes gojëdhënave, tregimeve, legjendave dhe përrallave të moçme. Një udhëtim në kohë i shoqëruar nga interpretimi emocionues i Arben Bajraktaraj, një nga aktorët shqiptarë më në zë në Francë e më gjerë. Elina Duni erdhi në festival bashkë me muzikantët e saj Rob Luft në kitarë, Tom McCredie në bas, Corrie Dick në bateri dhe i ftuar Gent Rushi në fizarmonikë.

Bob Berky, i njohur si një nga klounët më të dashur në festivalet më të mëdha të botës erdhi me artin e tij unik në të parën performancë të këtij lloji në “Za Fest”.

Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.

Drejtori artistik, Vlashent Sata këtë nismë, e mori pikërisht në Theth, për të kujtuar dhe një herë vendin e orëve dhe zanave…

Nga ana tjetër, Shqipëria tashmë nuk është vetëm një destinacion i kërkuar turistik, por shumë e zgjedhin atë edhe për të pasur përkujdesje mjekësore për shkak të çmimeve të mira që gjejnë. Kryeministri shqiptar Edi Rama solli në vëmendje këtë fakt, përmes fjalëve të vetë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për t’u kujdesur për shëndetin oral.

“Dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar, por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë”, tha kryeministri Edi Rama.

Turistët që vijnë në Shqipëri edhe për përkujdesje mjekësore vijnë nga vende të ndryshme si Turqia, Italia, Franca, Belgjika, Slovenia, Polonia, Gjermania etj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme