Instituti "Yunus Emre" promovon muzikën turke në Moskë

Instituti Yunus Emre” (YEE) në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës që u mbajt në Konservatorin Shtetëror Tchaikovsky në Moskë organizoi "Koncertin e Promovimit të Muzikës Turke".

Programi, i cili u mbajt të hënën dhe që tërhoqi vëmendjen e madhe të audiencës, u realizua nga İrfan Gürdal, këngëtar i Ansamblit të Muzikës së Botës Turke pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dhe artisti i ritmit Şamil Ersöz.

Audiencës iu prezantuan instrumentet muzikore turke si dombira, iklig, uç telli, kengirge dhe saz.

Të enjten Instituti Yunus Emre në Konservatorin Shtetëror Tchaikovsky të Moskës do të organizojë një program me temë “Fjalime rreth Mendimit Sufi Turk dhe Nejit”.

Një panel mbi mendimin sufik turk do të mbahet me pjesëmarrjen e Mustafa Tatçı dhe Leyla İpekçi, lektorë në Universitetin Gazi si dhe të virtuozit të nejit Hakan Alvan.

Gjatë panelit pjesëmarrësve do t’ju prezantohet “neji” që është instrumenti kryesor i muzikës mistike turke.

Lajme të ngjashme