Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Javës së Fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka theksuar se java e fundit e gushtit është një javë e fitoreve në historinë turke, duke shtuar se gjithmonë do të udhëzohen me frymën e Manzikertit.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Javës së Fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka theksuar se java e fundit e gushtit është një javë e fitoreve në historinë turke, duke shtuar se gjithmonë do të udhëzohen me frymën e Manzikertit.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh për rastin e Javës së Fitores.

Në mesazh, ku thuhet se kombi, i cili me fitoren në Manzikert (1071) për vendlindje e mori Anadollin dhe që me Luftën e Pavarësisë (1919-1922), ai i shpalli botës se këto troje do të mbeten përgjithmonë si atdhe, Presidenti Erdogan tha: “Me fitoren epike të 30 gushtit, u hodhën themelet e Republikës sonë, që është trashëgimia jonë përbashkët”.

Erdogani tha se java e fundit e gushtit, kur kremtohet Fitorja e Manzikertit  dhe kur u fitua dhe Ofensiva e Madhe, festohet me krenari dhe nder të madh si Java e Fitores.

“Populli ynë, i cili mposhti të gjitha përpjekjet për të shkatërruar unitetin dhe solidaritetin përgjatë historisë dhe që i zmbrapsi të gjitha sulmet për të mposhtur kombin tonë, marshimin e lavdishëm që ai filloi me fitoren e Manzikertit në vitin 1071 e kurorëzoi me fitoren e madhe në Dumlupinar më 30 gusht 1922. Kjo fitore i ka dhënë kombit tonë moral dhe fuqi për të realizuar lëvizje të rëndësishme drejt një të ardhmeje të ndritshme. Pas shpalljes së Republikës janë ndërmarrë hapa për avancim dhe zhvillim të shpejtë”, tha Presidenti Erdogan.

Në mesazhin e tij në mes tjerash Presidenti Erdogan shkruan se “Fitorja e Manzikertit është hapi i parë i qytetërimit i bazuar në vëllazëri, tolerancë dhe solidaritet që do të vazhdojë me shekuj në Anadoll dhe që ndryshoi fatin e kombit dhe i dha një drejtim të ri rrjedhës së historisë”, ndërsa tha se “Me sundimin e tij të drejtë dhe të dhembshur, Sulltan Alparslan, i cili ishte një shembull për burrështetasit që erdhën pas tij, u bë pionieri i mirëkuptimit i bazuar në paqen, tolerancën dhe dashurinë që kishte mbizotëruar në Anadoll me shekuj”.



Lajme të ngjashme