TIKA përuron bibliotekën e miqësisë turko-meksikane në Guadalajara

Si rezultat i punimeve të rinovimit të bibliotekës popullore numër 1138 në nënprefekturën Zapopan të Guadalajaras të provincës Jalisco të Meksikës u hap biblioteka e miqësisë turko-meksikane.

TIKA përuron bibliotekën e miqësisë turko-meksikane në Guadalajara

Përurohet biblioteka e miqësisë turko-meksikane e themeluar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Si rezultat i punimeve të rinovimit të bibliotekës popullore numër 1138 në nënprefekturën ZapopanGuadalajaras të provincës JaliscoMeksikës u hap biblioteka e miqësisë turko-meksikane.

Në ceremoninë e përurimit krahas kryetarit të bashkisë Zapopan, Jesus Pablo Lemus Nevarro, zyrtarëve të lartë të provincës dhe të përfaqësisë së TIKA-s në Meksikë të pranishëm ishin edhe banorët vendorë.

Në prononcimin e tij kryebashkiaku Navarro tha se “Ne dimë se sa bujare është Turqia dhe populli turk. Ata janë ndër të parët në ndihma për zhvillim në botë dhe sot ata arritën edhe tek ne përmes këtij projekti. Këto investime në fëmijë dhe në të ardhmen janë shumë domethënëse. Ne po ndryshojmë të ardhmen nga sot duke dhënë libra në vend të armëve. E përshëndesim Presidentin Erdogan dhe popullin turk”.

Koordinatori i TİKA në Meksikë, Sarper Çinar deklaroi se vëllimi në rritje i projekteve të TIKA-së në gjithë Meksikën ka zvogluar distancën midis dy vendeve dhe njerëzit kanë filluar të njihen më afër mes tyre.

Pas rinovimit ndërtesa është pajisur me pajisje moderne dhe u krijuan vende të veçanta për të rritur, të rinj dhe fëmijë.

Në bibliotekën e të rriturve u bënë përpjekje për të përfshirë pothuajse të gjitha veprat turke të përkthyera në spanjisht.

Në bibliotekën e hapur në nënprefekturën Zapopan që numëron 1,5 milionë banorë të prefekturës Gadalajara që është prefektura e dytë më e madhe e Meksikës me 6 milionë banorë, krahas bibliotekës janë krijuar edhe vendet me pajisje bashkëkohore ku mund të organizohen edhe kurse të fotografisë dhe kompjuterëve.



Lajme të ngjashme