Tarkan rikthehet në skenë, koncerti i parë më 20 shtator në Stamboll

Këngëtari i famshëm Tarkan në shtator do të japë tre koncerte në skenën e hapur në natyrë të “Istabul Harbiye Cemil Topuzlu”, ose të njohura si koncertet “Harbiye”.

Tarkan rikthehet në skenë pas një viti shkëputjeje, pasi vitin e kaluar ai u bë baba, dhe ndjekësit do të kenë shansin ta shikojnë atë sërish në datat 20, 21 dhe 23 shtator.

Pas koncerteve në “Harbiye” Tarkani do të fillojë turneun në Evropë. Në 6 tetor ai do të interpretojë këngët e tij më të pëlqyera në “Hammersmith Apollo” të Londrës.

Turneun evropian Tarkani do ta vazhdojë me koncertin në Manhajm të Gjermanisë më 26 tetor, atë në Amsterdam të Holandës më 14 nëntor, në Vjenë të Austrisë me 16 nëntor, Zyrih të Zvicrës më 30 nëntor dhe Këln të Gjermanisë më 21 dhjetor.

Albumin e fundit këngëtari i njohur turk e kishte nxjerrë në treg 2 vite me parë, ai quhet “10”.

Lajme të ngjashme