Tenori i famshëm italian jep një koncert bamirësie në Turqi për kafshët e pastreha

Tenori italian me famë botërore, Alessandro Safina dha një koncert në nënprefekturën Çeshme të Izmirit për kafshët e rrugës (pa strehë).

Në koncertin e organizuar nga ana e Shoqatës Natyra dhe Kafshëdashësit të Çeshmes dhe Allaçatësisë (ÇESAL) në Amfiteatrin e Çeshmes, tenori italian që doli në skenë së bashku me Orkestrën e Filarmonisë së Izmirit, u shoqërua edhe nga artisti i harpës, Victor Espinola.  

Në fjalimin e mbajtur në koncert, Espina tha se është i nderuar që merr pjesë në një organizim në dobi të kafshëve të rrugës dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë organizim.    

Edhe Kryetari i ÇESAL, Solmaz Orucu, në fjalimin e tij, tha se të gjitha të ardhurat nga koncerti do të shërbejnë për kurimin, strehimin dhe ushqimin e kafshëve që jetojnë në rrugë në gadishullin e Çeshmes.  

Lajme të ngjashme