Kuzhina turke – Mashurka me vaj ulliri

Të gjitha gjellët në kuzhinën turke, të cilat gatuhen pa mish dhe me vaj ulliri e që zakonisht konsumohen në temperaturë të dhomës, quhen “gjellë me vaj ulliri”.

Kuzhina turke – Mashurka me vaj ulliri

Kuzhina turke - Mashurka me vaj ulliri

Gjella që do ta gatuajmë këtë javë është “bishtaja (mashurka) me vaj ulliri”. Edhe në pjesët e kaluara kemi shpjeguar që të gjitha gjellët në kuzhinën turke, të cilat gatuhen pa mish dhe me vaj ulliri e që zakonisht konsumohen në temperaturë të dhomës, quhen “gjellë me vaj ulliri”. Pra, ky emër tregon llojin e ushqimit e jo vajin me të cilin është gatuar. Pothuajse çdo perime dhe shumica e bishtajoreve mund të gatuhen si gjellë me vaj ulliri. Këto lloj gjellësh, të cilat veçanërisht preferohen gjatë motit të nxehtë, në kuzhinën turke konsumohen si shoqërues ose si meze e jo si pjatë kryesore. Edhe gjella e “bishtajave (mashurkave) me vaj ulliri”, recetën për gatimin e së cilës do ta ndajmë me ju, është gjellë e këtij lloji. Nëse jeni gati tani të kalojmë në gatimin e gjellës.  

Fillimisht le ti numërojmë përbërësit e nevojshëm për gatimin e bishtajave me vaj ulliri:

- ½ kg mashurka të freskëta

- 2 qepë mesatare të grira imët

- 4 domate mesatare të grira në rende

- ½ gotë me uji vaj ulliri

- 2-3 thelpinj hudhre

- ½ gotë ujë

- pak sheqer dhe kripë

Tani le ta gatuajmë bashkë gjellën: Fillimisht i lajmë mashurkat dhe me thikë u heqim majat dhe fijet nëse kanë. I ndajmë në dy pjesë duke i prerë gjatas. Në fund të tenxheres hedhim pak nga qepa e grira dhe më pas shtojmë një pjesë të mashurkave. Mbi to hedhim domatet e grira në rende, pastaj sërish hedhim qepët dhe mashurkat dhe në këtë mënyrë e mbushim tenxheren. Sipër hedhim hudhrat e grira imët, sheqerin dhe kripën. Pasi ti shtojmë edhe gjysmë gote ujë e mbyllim kapakun e tenxheres dhe e lëmë të ziejë për 20-30 minuta në zjarr të ulët. Pasi të zbuten mashurkat, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Gjellën e shërbejmë të vakët në temperaturën e dhomës ose të ftohtë. Ashtu si të gjitha gjellët me vaj ulliri edhe bishtajat janë më të shijshme nëse konsumohen një ditë më pas nga gatimi. Mbajeni mend këtë detaj. Ju bëftë mirë.     

 

 


Lajme të ngjashme