Turqit ngjyrojnë festivalin 175-vjeçar në Gjermani

Të rinjtë turq në Bavari të Gjermanisë morën pjesë me veshje tradicionale në festivalin rural 175-vjeçar të qytezës Munchberg.

Turqit ngjyrojnë festivalin 175-vjeçar në Gjermani

Anëtarët e forumit rinor të Xhamisë së Arkitekt Sinanit në Munchberg, e cila varet nga Unioni Islam Turk në Gjermani (DITIB), mbajtën në duar flamuj turq dhe gjermanë në kuadër të festivalit në fjalë.

Pjesëmarrës në këtë festival tradicional rural, organizuar nga Komuna e Munchbergut, ishin gjithashtu përfaqësues të kishave, shkollave dhe shoqatave sportive e kulturore.

Në festival, ku morën pjesë mbi 3 mijë njerëz në total, u realizua edhe një marshim kortezhi në shoqërinë e bandës muzikore të qytezës. Popullata lokale marshoi me kostume tradicionale të Bavarisë dhe veshje prej lëkurës së drerit.

Të pranishmit pëlqyen shumë edhe kostumet tradicionale shumëngjyrëshe të veshura nga të rinjtë turq.

Hikmek Kiylioglu, administrator i Xhamisë së Arkitekt Sinanit në Munchberg, theksoi se në këtë festival rural të përvitshëm dërgojnë pjesëmarrës që prej vitit 2002 për të prezantuar kulturën turke.



Lajme të ngjashme