Jennifer Lopez mbërrin në Antalya për koncert

Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez ka ardhur në Antalie për të dhënë koncert në kuadër të turneut të saj “It’s My Party”.

Jennifer Lopez mbërrin në Antalya për koncert

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez të hënën në mëngjes mbërriti në aeroportin e Antalies.

Lopez do të japë të martën në mbrëmje koncert në një hotel që ndodhet në qendrën turistike Belek të nënprefekturës Serik në Antalie në kuadër të turneut të saj me titull “It’s My Party”.

Në hotelin ku do të japë koncert Lopez kaloi me rrugë tokësore dhe e shoqëruar nga policia, e cila kishte marrë masa për sigurinë e saj. Për Lopez në hotel u përgatit një vilë 3-katëshe me 5 dhoma gjumi, pishinë private dhe pistë helikopteri si dhe me xhama antiplumb.

Për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e koncertit është angazhuar një ekip teknik me 150 veta, nga të cilët 90 janë nga ekipi i Lopez-it.

Mësohet se Lopez ka në plan të kalojë tre net në Antalie dhe pas koncertit do të kthehet në vendin e saj.



Lajme të ngjashme