Irani i prezantoi botës sixhadenë më të madhe

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani prezantoi të enjten sixhadenë më të madhe të punuar me dorë në botë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Sixhadeve në Tebriz.

Irani i prezantoi botës sixhadenë më të madhe

Irani i prezantoi botës sixhadenë më të madhe të punuar me dorë.

Sixhadeja me sipërfaqe 600 metra katrorë u ekspozua në Panairin Ndërkombëtar të Sixhadeve në Tebriz, hapjen e të cilit e bëri presidenti Hassan Rouhani.

Raportohet se 70 bojëra të ndryshme janë përdorur për sixhadenë që peshon 3 ton dhe për bërjen e të cilës u deshën 6 vjet.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorët deri më 4 gusht.

Media iraniane e cilëson këtë sixhade si “më të madhen në botë të punuar me dorë si një pjesë e vetme”.



Lajme të ngjashme