Gazë – Ekspozitë arti bashkëkohor për vuajtjet nga pushtimi izraelit

Një ekspozitë e artit bashkëkohor është hapur të dielën në Gazë nga artistët palestinezë, përmes të cilës paraqiten vuajtjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga pushtimi izraelit.

gazze aciyi anlatan sergi1.jpg
gazze aciyi anlatan sergi2.jpg
gazze aciyi anlatan sergi3.jpg
gazze aciyi anlatan sergi4.jpg

Plot 64 artistë palestinezë kanë bashkuar veprat e tyre në ekspozitën e hapur në lokalitetin Esh-Shaleyhatu të Rripit të Gazës për të reflektuar vështirësitë e pushtimit nëpërmjet artit bashkëkohor.

Në këtë ekspozitë ka shembuj nga disiplina të ndryshme të artit duke filluar nga fotografia dhe skulptura e deri te piktura dhe artet skenike.

Kuratori i ekspozitës, Baha Ebu Daya, bëri me dije se ekspozita në fjalë është fryt i një projekti rreth një vit e gjysmë të gjatë, i cili synon të paraqesë vuajtjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga pushtimi izraelit, si dhe të mundësojë takimin e artistëve të rinj me artin modern.

Ebu Daya theksoi se kjo ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur për 4 ditë, formohet nga 160 vepra të 64 artistëve.



Lajme të ngjashme