A e dini se tulipanët në Holandë kanë shkuar nga Stambolli?

Tulipanët fillimisht janë përhapur në Evropë me rrugë tregtare. Kjo lule, e cila erdhi në Anadoll së bashku me turqit selxhukas, ka zbukuruar kopshtet dhe muret e pallateve selxhuke.

A e dini se tulipanët në Holandë kanë shkuar nga Stambolli?

A e dini se tulipanët në Holandë kanë shkuar nga Stambolli?

Tulipanët fillimisht janë përhapur në Evropë me rrugë tregtare. Kjo lule, e cila erdhi në Anadoll së bashku me turqit selxhukas, ka zbukuruar kopshtet dhe muret e pallateve selxhuke. Edhe pas themelimit të Perandorisë Osmane, tulipanët vazhduan të stolisin çdo aspekt të jetës. Motivet e tulipanëve u përdorën në kaftane (kostumet e padishahëve), këmisha, helmetat e ushtarëve, kapistallët e kuajve dhe në dekorimet e mureve të pallateve dhe xhamive. Pas ngadhënjimit në vitin 1453 vendi i ri i preferuar për i tulipanin ishte Stambolli. Nga tulipanët e sjellë nga vende të ndryshme si Krimea dhe Siria u kultivuan specie të reja.

Ndërkaq njohja e Evropës me tulipanët ndodhi në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të. Sipas burimeve të ndryshme fillimi i pranisë së tulipanëve në Evropë daton mes viteve 1555-1562. Në mesin e bimëve që ambasadori i Perandorisë Austro-Hungareze, Ogier Ghiselin de Busbecq solli në Evropë nga Stambolli ndodheshin edhe qepujkat e tulipanëve. Këto lule tërhoqën vëmendjen e Busbecqut, i cili ia dha këto qepë të luleve shokut të tij, ekspertit të botanikës Carolus Clusius dhe ky i fundit ua prezantoi ato holandezëve. Me kalimin e kohës tulipani, i cili nga Stambolli kishte kaluar në Holandë, u bë lulja kombëtare të këtij vendi.    



Lajme të ngjashme