TRT do të mirëpresë forumin e ABU-së: “Besimi dhe korrektësia në gazetari”

Forumi “Global News” i Unionit të Transmetuesve Publikë të Azi-Paqësorit (ABU) do të organizohet nga TRT në Stamboll në datat 30-31 korrik.

TRT do të mirëpresë forumin e ABU-së: “Besimi dhe korrektësia në gazetari”

 

Forumi “Global News” i Unionit të Transmetuesve Publikë të Azi-Paqësorit (ABU) do të organizohet nga TRT në Stamboll në datat 30-31 korrik me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve nga mediat anëtare të ABU-së.

Këtë vit forumi mbahet për të pestën herë dhe si temë kryesore diskutimi është zgjedhur: “Besimi dhe korrektësia në gazetari”.

Në kuadër të forumit, ku hapjen do ta bëjë drejtori i përgjithshëm i TRT-së dhe njëherësh zv.presidenti i ABU-së, Ibrahim Eren, do të organizohen 4 panele dhe 1 “master class”.



Lajme të ngjashme