YTB shpërndau çmimet e konkursit të turqishtes

Departamenti për Turqit të Jetojnë Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) ka ndarë çmimet e “Konkursit të Turqishtes-YTB”, të cilin e organizon me qëllim për të rritur aftësitë e qytetarëve që jetojnë jashtë në zotërimin e turqishtes.

YTB shpërndau çmimet e konkursit të turqishtes

Departamenti për Turqit të Jetojnë Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) ka ndarë çmimet e “Konkursit të Turqishtes-YTB”, të cilin e organizon me qëllim për të rritur aftësitë e qytetarëve që jetojnë jashtë në zotërimin e turqishtes dhe për të nxitur krijimtarinë e tyre në fushën e letërsisë.

Sipas komunikatës së shkruar që ka bërë YTB-ja konkursi këtë vit është organizuar për herë të parë dhe aplikimet ishin bërë në datat 28 shkurt – 14 maj. Pastaj u bënë vlerësimet teknike të krijimeve që kishin marrë pjesë në Konkursin për Çmimet e Turqishtes dhe anëtarët e këshillit përzgjedhës përcaktuan emrat e pjesëmarrësve me rezultatet më të larta.

Qëllimi i organizimit të këtij konkursi është të rrisë nivelin e zotërimit të gjuhës amtare nga qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit dhe të përmirësojë aftësitë tyre në komunikim.

Këtë vit konkursi u mbajt në 4 kategori: “Tregim, poezi, sprovë dhe mbështetje për libër”.

Fituesit e çmimeve në kategorinë e tregimit janë:

Çmim i parë: Hicran Edrim (Holandë)  

Çmimi i dytë: Aslı Kaya (Zvicër)

Çmimi i tretë: Mehmet Bolat (Gjermani) dhe Rumesya Börekçi (Austri)

Çmimi special i jurisë: Elif Zehra Kandemir (Gjermani) dhe Gül İnce (Itali)

Ndërsa për kategorinë e poezisë këshilli përzgjedhës vendosi të vlerësojë pa renditje me çmimin special të jurisë Numan İkut Ayvaz (Gjermani), Nebiye Hilal Şan (Gjermani), Ömer Gencer (Gjermani), Ertuğrul Sabuncu (Gjermani).

Fituesit e çmimeve në kategorinë e esesë:

Çmim i parë: Büşra Akyüz (Francë)  

Çmimi i dytë: Cennet Çim (Francë)

Çmimi i tretë: Sena Şeker (Austri) dhe Bilge Çimen (Gjermani)

Çmimi special i jurisë: Belkıs Kılıç (Austri)

Në kategorinë e mbështetjes për librin të drejtën për të marrë çmim e meritoi Kazım Ateş nga Australia.

Në kuadër të konkursit 87 kandidatë nga vende të ndryshme fituan të drejtën të marrin pjesë në Akademinë Letrare të YTB-së dhe nga një komplet me libra të letërsisë turke.



Lajme të ngjashme