Festivali i filmit në Bosnjë-Hercegovinës: Do të ndahen çmimet e “Zemrës së Sarajevës”

Festivali i 25-të i Filmit të Sarajevës do të organizohet në datat 16-23 gusht në Bosnjë-Hercegovinë.

Festivali i filmit në Bosnjë-Hercegovinës: Do të ndahen çmimet e “Zemrës së Sarajevës”

Festivali i 25-të i Filmit të Sarajevës do të organizohet në datat 16-23 gusht në Bosnjë-Hercegovinë.

Për çmimet e “Zemrës së Sarajevës” do të garojnë 53 vepra, përkatësisht 14 filma të shkurtër, 16 dokumentarë dhe 14 filma studentësh.

Në kuadër të festivalit, që do të zhvillohet në ndërtesën e Teatrit Kombëtar historik në kryeqytetin Sarajevë, këtë vit do të shfaqet premiera botërore e 23 filmave.

Këtë vit në festival, krahas filmave nga Bosnjë-Hercegovinë do të garojnë edhe filma nga Turqia, Shqipëria, Kosova, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Kroacia, Qiproja e Jugut, Greqia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

Në festivalin e filluar për të fshirë gjurmët e luftës së përgjakshme të Bosnjës gjatë viteve 1992-1995 dhe për ta kthyer Sarajevën përsëri në qendër të kulturës dhe artit, këtë vit do të bëhet premiera e 4 filmave ndërkombëtar, 24 filmave rajonal dhe 2 filmave të Bosnjë-Hercegovinës.

Në organizimin, që ka lënë pas gjysmë shekulli janë mirëpritur shumë aktorë me famë botërore si Robert de Niro, Angelina Jolie, Brad Pitt, Orlando Bloom, Daniel Craig, John Malkovich, Morgan Freeman, Gerard Depardieu dhe Nuri Bilge Ceylan.



Lajme të ngjashme