Libri “Atë natë në Kuvend” për 15 korrikun publikohet në 9 gjuhë, përfshi edhe shqipen

Libri “Atë natë në Kuvend”, që shpjegon tentativën tradhtare të grushtshtetit në 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste, me një dimension xhepi, i shpjegon botës se çfarë ndodhi atë natë në 9 gjuhë.

Libri “Atë natë në Kuvend” për 15 korrikun publikohet në 9 gjuhë, përfshi edhe shqipen

Libri “Atë natë në Kuvend”, që shpjegon tentativën tradhtare të grushtshtetit në 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste, përgatitur nga deputeti i asaj kohe i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Nexhdet Ynyvar (Necdet Ünüvar), me një dimension xhepi i shpjegon botës se çfarë ndodhi atë natë në 9 gjuhë.

Prof.Dr. Ynyvar, që është anëtar i Këshillit të Politikave të Shëndetësisë dhe Ushqimit në Presidencë, shkroi në një libër ato që ndodhën në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë natën e 15 korrikut duke përdorur edhe reportazhet dhe fotografitë e deputetëve, që ndodheshin atë natë në kuvend.

Ai tha se pas dy botimeve të publikuara nga ana e Kuvendit të Madh Popullor, ky libër u publikua edhe nga ana e PTT-së në Turqisht dhe anglisht, por për shkak se u bë shumë i rëndë shpërndarja e tij u bë e vështirë.

Ynyvar bëri të ditur se nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe koordinim libri u përkthye dhe u botua në turqisht, anglisht, arabisht, shqip, gjermanisht, boshnjakisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht dhe u dërgua në misionet e huaja të Turqisë.

“Në librin e publikuar nga ana e TIKA-s zë vend edhe shkrimi i Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), heroi të vërtetë të asaj nate. Gjithashtu u shtua edhe kronologjia e asaj nate e përgatitur nga Agjencia Anadolli (AA) në turqisht, anglisht dhe arabisht. Kështu që synimi i librit “Atë natë në Kuvend” prej 80 faqesh dhe në dimensionin e xhepit është që t’i shpjegohet pothuajse gjithë botës se çfarë u jetua në Kuvend natën e tentativës tradhtare. Lexuesi mund të lexojë këtë libër në gjuhën e tij, mund ta transportojë lehtë pasi është 190 gram ose duke përdorur “barkodin” mund ta lexojnë nëpërmjet telefonit ose kompjuterit portativ”, tha Nexhdet Ynyvar.  



Lajme të ngjashme