A e dini se qyteti antik Gordion është vendbanimi më i vjetër i Anadollit?

Qyteti antik Gordion është një nga qytetet më mbresëlënëse antike që ndodhet në zonën qendrore të Anadollit. Historia e qytetit daton nga periudha 3000 para erës sonë.

A e dini se qyteti antik Gordion është vendbanimi më i vjetër i Anadollit?

A e dini se qyteti antik Gordion është vendbanimi më i vjetër në Anadoll?

Qyteti antik Gordion është një nga qytetet më mbresëlënëse antike që ndodhet në zonën qendrore të Anadollit. Historia e qytetit daton nga periudha 3000 para erës sonë. Në gërmimet e zhvilluara në këtë qytet, që ndodhet 29 km larg nga Ankaraja, janë gjetur vepra nga qytetërimet e ndryshme.

Në vitin 800 para erës sonë qyteti u shndërrua në kryeqytet nga Mbreti frig Gordios. Pas tij, gjatë sundimit të Mbretit Midas, qyteti jetoi periudhën më të shkëlqyer të tij. Edhe pse në ditët e sotme nga ky qytet kanë mbetur vetëm themelet e shtëpive, mund të shihen edhe mbetjet e ndërtesave të mëdha dhe të vogla. Por gjëja më e mrekullueshme, përveç strukturave kryesore të qytetit, është imazhi unik i krijuar nga kodërvarret ku janë varrosur mbretërit dhe fisnikët frigjianë. Rreth Gordionit gjenden më shumë se 100 kodërvarre të tilla. Në mesin e tyre më i madhi është varri i ngritur për Mbretin Midas. Kjo tumë është shumë e madhe dhe është e nevojshme të ndiqni një tunel prej 80 metrash deri në fund për të arritur në dhomën e varrit. Varri i paprekur prej druri këtu është ndryshe nga çdo varr tjetër.

Në muzeun që ndodhet në afërsi të qytetit antik mund të shihni veprat historike të gjetura këtu. Gjithashtu në Muzeun Arkeologjik në Stamboll dhe Muzeun e Qytetërimeve të Anadollit në Ankara mund të shihni shumë objekte të gjetura në qytetin antik Gordion. 



Lajme të ngjashme