Presidenti Erdogan ndryshon logon në profilin e përdoruesit në Twitter

Me rastin e 3-vjetorit të tentativës për grushtshteti, e cila u ndërmor më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO), u përgatit një logo e re për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Presidenti Erdogan ndryshon logon në profilin e përdoruesit në Twitter

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e përdori logon e re si fotografi të përdoruesit në llogarinë e tij në Twitter.

Logoja e re, që do të përdoret në kuadër të aktiviteteve të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, u publikua edhe në faqen e internetit në adresën: www.15temmuz.gov.tr

Kjo logo ka filluar të përdoret edhe në llogaritë zyrtare në mediat sociale të Presidencës, Departamentit për Komunikime të Presidencës, Departamentit të Presidencës për Strategji dhe Buxhet, llogarinë e kreut të Departamentit për Komunikime të Presidencës, Fahrettin Altun dhe në llogaritë e ministrave.



Lajme të ngjashme