YTB-ja organizoi ceremoninë e diplomimit për studentët e huaj

Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtar që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) u mbajt në Ankara me pjesëmarrjen e Presidentit Erdogan.

1229687
YTB-ja organizoi ceremoninë e diplomimit për studentët e huaj

Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtar që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), ku mori pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan u mbajt të mërkurën në sallën e kongreseve “Congressium” të Dhomës Tregtare të Ankarasë.

Turqia, e cila viteve të fundit u shndërrua në një qendër të rëndësishme të arsimit, me “Bursat e Turqisë” të YTB-së u ofron studentëve ndërkombëtarë nga e gjithë bota mundësinë për të studiuar në fushën e arsimit të lartë.

Ndërkaq studentët e huaj, të cilët ndoqën studimet në nivelin universitarë, të lartë dhe në nivelin e doktoratës, pas diplomimit do të kthehen në vendet e tyre, ku do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërive.

Studentët ndërkombëtar, të cilët jetojnë emocionet e diplomimit pas studimeve të suksesshme në Turqi, pas ceremonisë së diplomimit kthehen në vendet prej nga kanë ardhur.

Ndërkaq YTB-ja nuk i lë vetëm studentët, të cilët kthehen në vendet e tyre pas diplomimit në Turqi.

Ndërkohë që programet e “Takimeve të të Diplomuarve” që organizohen në të katër anët e botës forcojnë lidhjet, ato kontribuojnë edhe në zhvillimin e marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare mes vendeve.

Edhe shoqata e “Të diplomuarve në Turqi”, që janë të dërguarit e paqes të Turqisë, kanë afër 150 mijë anëtarë në 160 vende të ndryshme të botës.



Lajme të ngjashme