Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

A e dini se në Stamboll ndodhet një muze i arteve moderne?

Hapat e parë të muzeut të arteve moderne në Stamboll u hodhën në vitin 1987 me organizimin e edicionit të parë të “Ekspozitave Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor” që sot njihen me emrin “Bienalja e Stambollit”.

A e dini se në Stamboll ndodhet një muze i arteve moderne?

A e dini se në Stamboll ndodhet një muze i arteve moderne?

Hapat e parë të muzeut të arteve moderne në Stamboll u hodhën në vitin 1987 me organizimin e edicionit të parë të “Ekspozitave Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor” që sot njihen me emrin “Bienalja e Stambollit”. Mirëpo ky projekt arriti të shquhet me edicionin e 8-të të Bienales së Stambollit, organizuar në vitin 2003. Godina e depos doganore që ndodhet pranë Akademisë së Arteve të Bukura “Arkitekt Sinani”, u përdor si godina kryesore për organizimin e bienales. Kryeministri i asaj kohe, Recep Tayyip Erdogan miratoi vendimin që kjo depo të përdoret vazhdimisht për këtë qëllim, ndërsa me një sipërfaqe 8000 metra katrorë depoja u shndërrua në një muze modern. Muzeu i Arteve Moderne i Stambollit, që është muzeu i parë i arteve moderne dhe bashkëkohore në Turqi dhe që për 14 vjet i vazhdon aktivitetet në këtë godinë, prej majit 2018 e këtej përkohësisht u transferua në një godinë tjetër në lagjen Beyoglu të Stambollit. Godina e përkohshme, në të cilin muzeu do të vazhdojë aktivitetin e tij gjatë 3 viteve të ardhshme deri në përfundimin e godinës së re, ndodhet në Beyoglu të Stambollit, që është zemra e kulturës dhe artit.

Muzeu i arteve moderne i Stambollit ofron shërbime për artdashësit me sallat e ekspozitave periodike dhe të vazhdueshme, ku ekspozohen produktet e artit modern dhe bashkëkohor, me galerinë e fotografive dhe programet sociale, bibliotekën, kinemanë, kafenenë dhe dyqanet. Gjithashtu me ekspozitat që organizon në muzetë e rëndësishme të botës, ky muze kontribuon në pasurimin e turizmit kulturor dhe promovimin e Turqisë. 



Lajme të ngjashme