Gjermani – Në 28 qershor fillon festivali ASKFEST

Festivali Evropian i Sportit dhe Kulturës (ASKFEST) do të zhvillohet në datat 28-30 qershor në qytetin Ham të Gjermanisë.

1225560
Gjermani – Në 28 qershor fillon festivali ASKFEST

Gjermania do të mirëpresë me aktivitete të shumta e të larmishme Festivalin Evropian të Sportit dhe Kulturës (ASKFEST).

Festivali do të zhvillohet në datat 28-30 qershor në qytetin Ham dhe do t’u dhurojë vizitorëve çaste argëtuese në shumë fusha, duke filluar që nga sporti e deri tek arti e gastronomia.

ASKFEST realizohet falë bashkëpunimit të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Departamentit për Diasporën me bashkinë e qytetit Ham të Gjermanisë. Disa nga aktivitetet që do të jenë pjesë e këtij organizimi festiv janë: gara sportive bashkëkohore dhe tradicionale, aktivitete sportive individuale dhe me skuadra, lojëra për fëmijë dhe të rritur, veprimtari kulturore-artistike dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.

Në festival do të marrin pjesë zyrtarë nga të dyja vendet, si dhe sportistë dhe artistë të famshëm nga Turqia dhe Gjermania.

Pjesëmarrja në festival është pa pagesë.



Lajme të ngjashme