A e dini se muzeu i parë industrial i Turqisë ndodhet në Bririn e Artë (Haliç) të Stambollit?

Muzeu i Rahmi Koçit, i cili është hapur për vizitorët në vitin 1994, ndodhet në brigjet e Bririt të Artë (Haliç) në Stamboll, në godinën e quajtur “Lengerhane”, themelet e së cilës janë hedhur gjatë periudhës Bizantine.

A e dini se muzeu i parë industrial i Turqisë ndodhet në Bririn e Artë (Haliç) të Stambollit?

A e dini se muzeu i parë industrial i Turqi ndodhet në Bririn e Artë (Haliç) të Stambollit?

Muzeu i Rahmi Koçit, i cili është hapur për vizitorët në vitin 1994, ndodhet në brigjet e Bririt të Artë (Haliç) në Stamboll, në godinën e quajtur “Lengerhane”, themelet e së cilës janë hedhur gjatë periudhës Bizantine.

Në muze, i cili është hapur me përpjekjet personale të Rahmi Koçit, themeluesit të muzeut dhe që vazhdimisht pasurohet me donacione dhe gjësende të dhuruara, janë të ekspozuara në një perspektivë të gjerë më shumë se 800 objekte në cilësinë e antikave teknike, duke filluar nga mjeti që përdorej për të matur lartësinë e trupave qiellore në shekullin e 13-të, e deri tek motoçikleta “Harley Davidson” e shekullit të 20-të.

Muzeu i Rahmi Koçit është një muze që synon argëtimin dhe edukimin duke dalë jashtë konceptit të muzeut klasik. Është një kompleks i gjallë, interaktiv dhe i vizitueshëm edhe nga personat me aftësi të kufizuara falë ashensorëve të veçantë. Studentët dhe vizitorët në muze gjithashtu mund të mësojnë se si funksionojnë objektet që ata përdorin në jetën e përditshme. 



Lajme të ngjashme