Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Larmia e turizmit të Turqisë vazhdon të tërheqë turistë të shumtë të huaj

Vendet historike dhe mundësitë e shumta të pushimeve në Turqi bëhen shkas që turistë nga vende të ndryshme të botës të preferojnë Turqinë për pushimet e tyre në të katërta stinët e vitit.

Ndërkaq Turqia, sipas të dhënave të regjistruara nga institucionet turke është vendpushimi kryesor i turistëve rusë, anglezë e gjermanë edhe për verën 2019.

Turistët e huaj vazhdojnë të zgjedhin Turqinë si destinacion kryesor për të kaluar pushimet e tyre.

Krahas diellit dhe rërës, Turqia ofron edhe mundësi të tjera kulturore, fetare, sportive e shëndetësore për turistët.

Ndërkohë që turistët vijnë në Turqi për pushimet e verës ata kanë mundësinë të vizitojnë muzetë e shumta që zotëron Turqia.

Krahas muzeve lokalitetet historike dhe kultet fetare të besimeve të ndryshme tërheqin interesin e turistëve të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë rusë kanë ardhur në Turqi gjatë 5 muajve të parë të 2019-s.

Lajme të ngjashme