Egjipti i kërkon Britanisë së Madhe riatdhesimin e kokës së skulpturës së artë të Tutankhamunit

Qeveria egjiptiane i ka kërkuar Britanisë së Madhe që t’i rikthejë kokën e skulpturës së artë të faraonit Tutankhamun, i cili ka sunduar Egjiptin e lashtë nga viti 1334 deri në vitin 1323 p.e.s.

Egjipti i kërkon Britanisë së Madhe riatdhesimin e kokës së skulpturës së artë të Tutankhamunit

Pak kohë më parë, mediat egjiptiane dhe ato britanike njoftuan se më datë 4 korrik do të organizohet në Londër shitja me ankand e kokës së skulpturës së veshur me ar të faraonit Tutankhamun.

Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit reagoi ndaj këtij njoftimi dhe kërkoi nga autoritetet britanike të ndalojnë menjëherë shitjen.

Në njoftimin e MPJ egjiptiane thuhet se Kajroja kërkon zyrtarisht rikthimin e kokës së skulpturës së çmuar dhe pret përgjigjen e Londrës zyrtare.

Autoritetet egjiptiane iu drejtuan për ndihmë gjithashtu Zyrës së UNESCO-s dhe shtëpisë së ankandit që do të realizojë shitjen.



Lajme të ngjashme