Prizreni mirëpret “Festivalin e Bunarit”

Në garën me kamerdare të organizuar në kuadër të “Festivalit të Bunarit” që mbahet në qytetin Prizren në jugperëndim të Kosovës, sportistët jetuan emocionet e raftingut.

Edicioni i 15-të i “Festivalit të Bunarit” filloi ditë më parë në Prizren, i cili njihet edhe si “Qyteti i Festivaleve” për shkak të aktiviteteve që organizohen në fusha të ndryshme gjatë vitit.

Në aktivitetin e organizuar të dielën në lumin Bistricë në kuadër të festivalit në Prizren morën pjesë afërisht 50 sportistë, të cilët garuan me kamerdare të kamionëve dhe traktorëve.

Gara e raftingut filloi nga zona e quajtur Central në afërsi të qendrës së qytetit dhe përfundoi tek Ura historike e Gurit që ndodhet në sheshin Shatërvan.

Krahas ujit të ftohtë të Bistricës garuesit nga vendet e ndryshme të botës kaluan çaste të këndshme dhe emocionuese.

Në fund të garës me një ceremoni të organizuar sportistëve të suksesshëm iu dhanë medaljet.

Krahas garës në rafting në kuadër të festivalit u organizuan edhe koncerte.

Lajme të ngjashme