Oktay: Seriali “Zgjimi Ertugrul” mban ngjallë ndërgjegjen kombëtare dhe vetëdijen historike

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se seriali rekord-thyes i Radio Televizionit Turk (TRT), Zgjimi Ertugrull (Diriliş Ertuğrul), bëhet rast për të mbajtur gjallë shpirtin kombëtar, ndërgjegjen e qytetërimit dhe vetëdijen historike.

1209181
Oktay: Seriali “Zgjimi Ertugrul” mban ngjallë ndërgjegjen kombëtare dhe vetëdijen historike
fuat oktay dirilis.jpg

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se seriali rekord-thyes i Radio Televizionit Turk (TRT), Zgjimi Ertugrull (Diriliş Ertuğrul), bëhet rast për të mbajtur gjallë shpirtin kombëtar, ndërgjegjen e qytetërimit dhe vetëdijen historike.   

Fuat Oktaj vizitoi vendin ku xhirohet seriali Zgjimi Ertugrull në Riva të Stambollit.

Ai vizitoi platformën e xhirimeve dhe mori informacione në lidhje me xhirimet. Atij iu dhurua një shpatë, kapelë dhe unazë shigjetari.

Zëvendëspresidenti dhe delegacioni shoqërues kaloi në çadrën e regjisë dhe ndoqi xhirimet e disa prej skenave të serialit.

Ai bisedoi me aktorin Engin Alltan Dyzjatan (Engin Altan Düzyatan) që luan në rolin e Ertugrullit dhe aktorët e tjerë të serialit.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se seriali bëhet shkas për rizgjimin e shpirtit kombëtar, ndërgjegjen e qytetërimit dhe vetëdijen historike.   

Ai tha se fama e serialit ka jehuar në tërë botën dhe nënvizoi se ndjehet shumë i lumtur kur bisedohet për serialin në fjalë gjatë vizitave të tij jashtë shtetit.

Fuat Oktaj vizitoi edhe platformën e serialit tjetër të TRT-së "Mehmetçik Kut'ül-Amare" në të cilën realizohen edhe xhirimet e skenave të Sëytit (Söğüt) të Zgjimit Ertugrull.

Gjatë kësaj vizite zëvendëspresidenti shoqërohej nga deputeti i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim nga rrethi i Izmirit, Allpaj Ëzallan (Alpay Özalan), artisti Javuz Bingël (Bingöl), ish-futbollistët e kombëtares Hakan Ynsall (Hakan Ünsal) dhe Hamit Alltëntop (Hamit Altıntop), Tollunaj Kafkas (Tolunay Kafkas) dhe mundësi kombëtar Rëza Kajaalp (Rıza Kayaalp).



Lajme të ngjashme