Emine Erdoan pret me veshje tradicionale afrikane të ftuarit në iftar nga Afrika

Emine Erdoan (Emine Erdoğan), bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) prezantoi Librin e Kuzhinës së Afrikës, që është përgatitur me një mund të Madh.

1207728
Emine Erdoan pret me veshje tradicionale afrikane të ftuarit në iftar nga Afrika
emine erdogan afrika gunu.jpg
emine erdogan.jpg

Emine Erdoan (Emine Erdoğan), bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) prezantoi Librin e Kuzhinës së Afrikës, që është përgatitur me një mund të Madh.

Bashkëshortja e Presidentit Erdoan, me rastin e 25 majit, Ditës së Afrikës u takua me bashkëshortet e ambasadorëve të vendeve afrikane në programin e iftarit të zhvilluar në Kompleksin Presidencial.

Emine Erdoan rikujtoi se në vitin 2017, përsëri në një organizim gastronomie të zhvilluar me kontributin Shoqatës së Bashkëshorteve të Ambasadorëve të Afrikës me rastin e Ditës së Afrikës, kishte bërë një propozim për përgatitjen e një vepre që promovon kulturën e ushqimit në Afrikë. Ajo shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti.

E veshur në këtë program me veshje tradicionale afrikane, Emine Erdoan doli në fotografi me të ftuarat afrikane.

Pas iftarit u bë promovimi i Librit të Kuzhinës së Afrikës si një pjesë e projektit “Shtëpia e Kulturës së Afrikës”, që zhvillohet nën kujdesin e Presidencës.  

Të gjitha recetat që zënë vend në libër janë përgatitur nga ana e bashkëshorteve të ambasadorëve të Afrikës së bashku me shefat e kuzhinës së presidencës në ambientet e Kompleksit Presidencial.

Libri përbëhet nga kultura e gatimit të 4 kontinenteve të ndryshme që shtrihen nga Afrika e Veriut, Afrika e Jugut, Afrika Qendrore, Nënsaharaja Perëndimore, Nënsaharaja Lindore dhe nga Mesdheu e Oqeanet Atlantik dhe Indian.

Në çdo kapitull të librit në fjalë krahas kulturës tradicionale të kuzhinës së rajonit zënë vend edhe 58 receta gatimesh që pasqyrojnë kulturën e kuzhinës së këtyre vendeve. Kështu që për herë të parë në Turqi u përgatit një libër i kulturës së kuzhinës së Afrikës.

Kurse të ftuarit surprizë në program ishin nxënësit e ardhur nga Gana.

Në vizitën e Presidentit Erdoan në vitin 2016 në Gana, Emine Erdoan filloi programin për përmirësimin e shkollës për persona me aftësi të kufizuara në dëgjim.  

Në këtë kuadër u sigurua aparat dëgjimi për 80 fëmijë. Në Turqi, për fëmijët nga Gana, të cilët dëgjuan për herë të parë zërin e Emine Erdoanit, si një shtesë e programit të sipërpërmendur u zhvillua edhe programi i trajnimit për “artin artizanal dhe veshjet e gatshme”.  

Kështu që 8 nxënës nga Gana, që edhe dëgjojnë falë aparateve të dëgjimit, edhe morën certifikatat e trajnimit, duke i dhuruar produktet artizanale që i kishin bërë vetë Emine Erdoanit, i përcollën asaj falënderimet e sinqerta.  



Lajme të ngjashme