Jiri Votruba, piktori çek i dashuruar në Turqi

Jiri Votruba, piktori dhe disenjatori grafik çek, i cili në Turqi erdhi për shëtitje turistike dhe që mbeti i mahnitur nga qytetet që vizitoi, po jeton emocionet e hapjes së ekspozitës së parë në Turqi.

Votruba, i cili për artdashësit në kryeqytetin Ankara hapi një ekspozitë të përbërë me 60 vepra nga arti pop, afishet dhe fotografitë të titulluar “Too Much Love”, për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) i bëri një vlerësim ekspozitës dhe botëkuptimit të tij të artit.

“Kjo është ekspozita ime e parë në Turqi, të cilën e kisha ëndërr dhe e cila u realizua”, bëri të ditur Votruba, ndërsa shtoi se gjatë vizitave të mëparshme në Turqi ka vizituar Stambollin, Amasjan (Amasya), Mudurnu dhe Iznikun.

Dashurinë e tij ndaj Turqisë dhe popullit turk Votruba e përshkruan duke thënë se “U dashurova”, ndërsa shtoi se “Jam i mendimit që Turqia është një vend frymëzues”.

Votruba në veprat e tij dëshiron të tërheq vëmendjen në rreziqet nga globalizimi dhe shoqëria e konsumit.

Ekspozita e artit pop e përbërë nga portretet me përmasa reale, do të mund të vizitohet deri më 23 qershor në galerinë e arteve “CerModern”.

Lajme të ngjashme