Kalendari historik, 21 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 maj.

Kalendari historik, 21 maj

Çfarë ka ndodhur më 21 maj?

21 maj 1847 –Në kuadër të reformave të bëra me qëllim të riorganizimit të jetës shoqërore në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane u hap zyra për rregullimin e procedurave të tapive (Defterhane Ish Amire Kalemi). 

21 maj 1904 – Në Paris me pjesëmarrjen e 7 vendeve themelohet Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA.

21 maj 1971 – Vdes Avni Dilligil aktori i shquar i teatrit turk, i cili hapat e para në art i hodhi me rolin e tij në shfaqjen “Hamlet” në teatrin e qytetit në vitin 1927.

21 maj 1991 – Si pasojë e atentatit vdes Raxhiv Gandi (Rajiv Gandhi), i cili pas vrasjes së nënës së tij Indra Gandi (Gandhi) u bë kryeministri më i ri i Indisë.



Lajme të ngjashme