A e dini se qyteti antik i Trojës çdo vit vizitohet nga më shumë se 500 mijë vizitorë?

Qyteti antik i Trojës, që ndodhet në Çanakala të Turqisë, është njëri prej qyteteve më të famshme antike të botës. 9 shtresa të gjetura në Trojë janë tregues i një periudhe të pandërprerë të banimit më të gjatë se 3-mijëvjeçare dhe mundësojnë studimin e q

A e dini se qyteti antik i Trojës çdo vit vizitohet nga më shumë se 500 mijë vizitorë?

A e dini se qyteti antik i Trojës çdo vit vizitohet nga më shumë se 500 mijë vizitorë?

Qyteti antik i Trojës, që ndodhet në Çanakala të Turqisë, është njëri prej qyteteve më të famshme antike të botës. 9 shtresa të gjetura në Trojë janë tregues i një periudhe të pandërprerë të banimit më të gjatë se 3-mijëvjeçare dhe mundësojnë studimin e qytetërimeve që kanë qenë të vendosura në këtë gjeografi, që bashkon rajonet e Anadollit, Egjeut dhe Ballkanit.

Shtresa e vendbanimeve më të vjetra i takon epokës së hershme e bronzit dhe daton nga vitet 3000-2500 para erës sonë. Shtresat e Trojës, të cilat pastaj kanë qenë të banuara vazhdimisht, datojnë nga periudha 85 para erës sonë dhe marrin fund në periudhën Romake në shekullin e 8-të të erës sonë.

Për shkak të pozitës së saj gjeografike Troja ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në lidhjet tregtare dhe kulturore me rajonet e tjera. Me shtresimin e vazhdueshëm, ky qytet i rëndësishëm antik gjithashtu shërben si një referencë për vendet tjera arkeologjike në Evropë dhe Egje.

Gërmimet në këtë qytet madhështorë arkeologjik, janë filluar nga Hajnrih Shlliman (Heinrich Schliemann) në vitin 1871 dhe vazhdojnë ende edhe sot. Qyteti antik i Trojës në vitin 1998 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.     



Lajme të ngjashme