Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Unazë mbi 2.000-vjeçare me portretin e Lekës së Madh, unike në botë dhe e paçmueshme

Metali i unazës, pjesë e koleksionit të një avokati turk, është flori 21,5 karatë dhe guri mbi të smerald natyror, theksojnë specialistët.

Unazë mbi 2.000-vjeçare me portretin e Lekës së Madh, unike në botë dhe e paçmueshme

Një unazë ari me gur smeraldi, mbi të cilin është punuar mjeshtërisht portreti i Lekës së Madh (Aleksandri i Madh), pjesë e koleksionit të një avokati në rrethin Tokat të Turqisë, ka rezultuar e paçmueshme.

Mënyra se si mund të jetë punuar motivi në fjalë mbi këtë unazë, e cila supozohet t’i përkasë epokës helenistike, është një pyetje që ende kërkon përgjigje.

Ekspertët theksojnë se fakti që kjo vepër arti e mistershme është prodhuar mbi 2.000 vite më parë, ndërkohë që është e pamundur të realizohet madje dhe me teknologjinë e sotme, ka nevojë për shpjegime.

Sipas tyre, metali i unazës është flori 21,5 karatë dhe guri mbi të smerald natyror.



Lajme të ngjashme