A e dini se Festa e 23 Prillit është festa e parë kombëtare e Republikës së Turqisë?

Festa e 23 Prillit për një kohë të gjatë kremtohej si dy festa të ndara. Festa e parë ishte festa kombëtare e Hapjes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, hapja e të cilit u bë më 23 prill 1920.

A e dini se Festa e 23 Prillit është festa e parë kombëtare e Republikës së Turqisë?

A e dini se Festa e 23 Prillit është festa e parë kombëtare e Republikës së Turqisë?

Festa e 23 Prillit për një kohë të gjatë kremtohej si dy festa të ndara. Festa e parë ishte festa kombëtare e Hapjes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, hapja e të cilit u bë më 23 prill 1920. Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë me anë të një vendimi të marrë në vitin 1921 këtë ditë e shpalli si festë kombëtare. Kështu 23 Prilli u bë festa e parë kombëtare e Turqisë. Ndërkaq duke filluar prej vitit 1923 kjo ditë kremtohet si Festa e Sovranitetit Kombëtar.

Ndërsa festa tjetër, ajo e Ditës së Fëmijëve, u zhvillua jashtë botëkuptimit të festës zyrtare. Institucioni për Kujdesin Social dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (Himaye-i Etfal Cemiyeti) me qëllim të rritjes së donacioneve për fëmijët jetimë më 23 prill dhe javën pasuese filloi të organizojë aktivitete të ndryshme. Me anë të një vendimi që ky institucion mori në vitin 1927, dita e 23 prillit u shpall si Dita e Fëmijëve dhe kjo festë u kremtua me aktivitete të ndryshme nën patronazhin e Mustafa Qemal Ataturkut. Ndërkaq kremtimi i kësaj feste me ceremoni shtetërore filloi në vitin 1933.

Më 23 prill të vitit 1980 u formua parlamenti i fëmijëve me pjesëmarrjen e  fëmijëve të ardhur nga të gjitha rajonet e Turqisë. Në të njëjtin vit Radiotelevizioni Publik i Turqisë (TRT) ftoi në këto ceremoni edhe fëmijët nga vendet fqinje duke i dhënë festës një karakter ndërkombëtar. Me anë të një rregullimi ligjor të bërë në vitin 1981, kjo festë u pranua në formën: “23 Prilli, Dita e Sovranitetit Kombëtarë dhe Festa e Fëmijëve”.  



Lajme të ngjashme