Stamboll – Shtrohet tapeti më i madh në botë i tulipanëve

Tapeti më i madh në botë me 570 mijë tulipanë me ngjyra të ndryshme në një sipërfaqe prej 1.460 metrash katrorë është shtruar në Sheshin Sultanahmet të Stambollit.

Tapeti i tulipanëve në sheshin pranë Xhamisë Sultanahmet u përgatit për herë të pestë nga Bashkia Metropolitane e Stambollit.

Ekrem İmamoğlu, kryebashkiaku i Stambollit, tha se qilimi prej tulipanëve është bërë tradicional dhe shtoi se Turqia është vendi i origjinës së këtyre luleve.

"Tulipani ka lindur në Malet Tijanshan në Azinë Qendrore dhe ka migruar në këto troje. Më pas kemi një migrim nga Stambolli në Evropë përmes një të dërguari austriak", tha İmamoğlu.

Tapeti i tulipanëve do të mund të vizitohet deri më 30 prill.

Pas fjalimit, İmamoğlu në mënyrë simbolike bëri mbjelljen e tulipanëve. (AA)

Lajme të ngjashme