Kuzhina turke – Bathe me vaj ulliri

“Bathëve me vaj ulliri”, një gjellë që gatuhet “pa mish dhe me vaj ulliri” që zakonisht konsumohen në temperaturë dhome.

Kuzhina turke – Bathe me vaj ulliri

Kuzhina turke - Bathe me vaj ulliri

Në pjesën e kësaj jave do t’ju japim recetën për gatimin e “bathëve me vaj ulliri”. Të gjitha gjellët që gatuhen “pa mish dhe me vaj ulliri” që zakonisht konsumohen në temperaturë dhome në kuzhinën turke kanë një emër të përveçëm dhe quhen “gjellë me vaj ulliri”. Pra, me këtë nuk nënkuptohet lloji i vajit që është përdorur për të gatuar gjellën, por lloji i gjellës. Pothuajse çdo perime dhe shumica e bishtajoreve mund të gatuhen si gjellë me vaj ulliri. Këto lloj gjellësh, që janë të përshtatshme për ushqim vegan dhe vegjetarian, në kuzhinën turke ato konsiderohen më tepër si pjatë anësore ose si meze, se sa si vakt kryesor. 

Bathe, që janë pjesë e familjes së bishtajoreve, janë bimë që konsumohen me dëshirë si të thara ashtu edhe të njoma në kuzhinën turke. Tani është koha më e përshtatshme për të gatuar bathe të njoma, të cilat mund të gjeni për një kohë të shkurtë të freskëta gjatë muajve të pranverës. Edhe ne bashkë do të gatuajmë “bathe me vaj ulliri”.

Fillimisht t’i numërojmë përbërësit e nevojshëm për këtë gjellë:

  • 1 kg bathe të freskëta
  • 3 kokrra qepë
  • 1 thelb hudhre
  • gjysmë gote vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • lëngu i 1 limoni
  • 1 gotë e gjysmë ujë të ngrohtë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 5-6 degë kopër

Tani le t’i gatuajmë bashkë bathët me vaj ulliri: I lajmë mirë bathët dhe i presim pjesët e forta në fillim dhe fund, pastaj i ndajmë në dy-tre pjesë. Që bathët të mos nxihen i lëmë të qëndrojnë në ujë me limon. Qepët i grijmë hollë në formë të gjysmërrethi, në mënyrë të njëjtë grimë edhe hudhrën. Qepët dhe hudhrën e hedhim në një tenxhere dhe i kaurdisim për 4-5 minuta. Më pas shtojmë miellin dhe vazhdojmë ta kaurdisim harxhin deri sa mielli të skuqet. Më pas kullojmë bathët dhe i hedhim në tenxhere. I shtojmë qepët, sipër hedhim sheqerin, kripën, lëngun e limonit dhe ujin e ngrohtë. Mbyllim kapakun e tenxheres dhe e ziejmë në zjarr të vogël deri sa të zbuten bathët. Pasi të jenë zier dhe ftohur bathët i marrim në pjatë për shërbim dhe sipër hedhim koprën e prerë imët. Ju bëftë mirë.    



Lajme të ngjashme