Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Francë – Macron: Katedralen “Notre-Dame” do ta rindërtojmë edhe më të bukur brenda 5 viteve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh të mërkurën se kërkon që Katedralja “Notre-Dame” në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri, të rindërtohet brenda pesë viteve.

emmanuel macron.jpg
notre dame katedrali1.jpg
Notre Dame yangını 08.jpg
Notre Dame yangını 09.jpg
notre dame.jpg
notre dame katedrali.jpg

“Ne do ta rindërtojmë katedralen edhe më të bukur dhe dua që kjo të përfundojë brenda pesë viteve”, deklaroi Macron gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit.

Ai theksoi se zjarri në katedralen e famshme tronditi të gjithë qytetarët e Francës dhe mbarë botën, ndërsa falënderoi dhe lavdëroi zjarrfikësit që rrezikuan jetën për të shuar zjarrin.

“Zjarri në Katedralen ‘Notre-Dame” tregoi se historia jonë asnjëherë nuk pushon. Gjithmonë do të jetë një provim të cilin duhet ta kalojmë. Katedralen ‘Notre Dame’ do ta rindërtojmë dhe ajo do të jetë më e bukur”, theksoi kreu i Pallatit “Elysee”.

Rreth 688 milionë euro donacione janë mbledhur deri tani nga të gjitha anët e botës për rindërtimin e ndërtesës pjesërisht të djegur.

Zjarri në simbolin mesjetar të Parisit dhe Francës shkatërroi tërësisht kupolën dhe kullën e gjatë 93 m të katedrales. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 500 zjarrfikës, të cilët arritën me shumë mund të shpëtojnë kullën veriore me kambanën dhe objektin kryesor të katedrales.

Presidenti Macron e quajti “një tragjedi të madhe” zjarrin në Katedralen “Notre-Dame” duke thënë se ajo ka qenë krenaria e Francës dhe premtuar restaurimin e objektit.

Afati i caktuar nga presidenti francez për rindërtimin e katedrales gati 850-vjeçare përkon me organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2024.



Lajme të ngjashme