Tarkani do të japë koncert në Rusi

Këngëtari i muzikës pop turke Tarkan muajin e ardhshëm do të japë koncerte në Moskë dhe Kazan në kuadër të “Vitit Kulturës dhe Turizmit” që është shpallur reciprokisht në Turqi-Rusi.

1184573
Tarkani do të japë koncert në Rusi

Organizatori Selahattin Atalay thotë me Tarkanin kanë nisur që vitin e kaluar të bisedojnë për koncertet në Rusi.

Në këto bisedime ne vendosëm që Tarkani të japë koncert në Moskë dhe Kazan, sqaron Atalay ndërsa shton se përzgjedhja e Kazanit ka një rëndësi të veçantë.

“Ne si popull i kushtojmë shumë rëndësi Republikës së Tartarisë, pjesë kjo e Federatës së Rusisë, për shkak të lidhjeve të përbashkëta kulturore që kemi. Ne duam të tregojmë që turqit nuk bëjnë vetëm tregti në Kazan, por me këngëtarin e njohur turk ata mbështesin edhe strukturën sociale e kulturore të qytetit”,- theksoi Atalay.

“Koncertet e Tarkanit në Rusi ne i kemi organizuar me mendimin për të bashkuar nën një çati rusët dhe turqit, për të promovuar vendin tonë, për të krijuar ura miqësie dhe kulturore dhe për të kontribuar në perceptimin për turqit”,- shtoi ai.

Propozimi për të përfshirë koncertet e Tarkanit erdhi nga ambasadori i Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar, si rrjedhojë e shpalljes reciprokisht të vitit 2019 nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, si viti i Kulturës dhe Turizmit. Edhe ne iu përgjigjëm pozitivisht këtij propozimi dhe në kuadër të kalendarit të këtyre aktiviteteve kemi prezantuar edhe koncertet e Tarkanit,- sqaroi Atalay.

Koncertin e parë Tarkani do ta japë në arenën “Tatneft” në Kazan, kurse koncertin e dytë do ta japë në “Crocus City Hall” të Moskës, shprehet organizatori, ndërsa shton se shitja e biletave vazhdon dhe deri tani janë shitur rreth 70%.



Lajme të ngjashme