Ersoy: Trupa turke pushtoi zemrat e artdashësve rusë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Nuri Ersoj (Ersoy) tha se me shfaqen “Troja” në Teatrin Bolshoi “pushtuan” zemrat e rusëve.

Ersoy: Trupa turke pushtoi zemrat e artdashësve rusë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Nuri Ersoj (Ersoy) tha se me shfaqen “Troja” në Teatrin Bolshoi “pushtuan” zemrat e rusëve.

Ersoj mbajti një fjalim në Teatrin Bolshoi të Moskës, kryeqyteti i Rusisë pas operës “Troja” të vënë në skenë në kuadër të “Vitit të Kulturës dhe Turizmit Reciprok Turqi-Rusi 2019” të shpallur nga këto dy vende.

Ai u shpreh se ndihet i kënaqur që kjo shfaqe u duartrokit në këmbë dhe shtoi: “Në mbrëmjen e çeljes së Vitit të Kulturës dhe Turizmit Turqi-Rusi, në Teatrin Bolshoi me shfaqjen “Troja” pushtuam zemrat e rusëve. Artdashësit duartrokitën gjatë në këmbë këtë shfaqje”.  

Duke bërë të ditur se këtë vit do të organizohen aktivitete të ndryshme në mënyrë reciproke, ministri turk vijoi me fjalët: “Mbyllja e vitit reciprok të kulturës dhe turizmit do të bëhet me një ekspozitë ruse në Pallatin Pera në Stamboll”.  

Ai u shpreh se Turqia është e ftuara e nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë dhe në këtë festival do të shfaqen edhe filmat turq.

Ministri Ersoj bëri të ditur se në periudhën në vijim planifikojnë të organizojnë një ekspozitë në Moskë me kostumet e përdorura gjatë xhirimeve të serialit “Sulejmani i Madhërishëm”.

 


Lajme të ngjashme