Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtohet interesi i turistëve kinezë për Gobeklitepe

Drejtori i Drejtorisë së Rrethit (Sanliurfa) për Kulturën dhe Turizmin, Aydin Aslan tha se institucionet dhe agjencitë publike japin një përkrahje serioze në promovimin brenda dhe jashtë vendit të objekteve e monumenteve historike.

Göbeklitepe9.jpg
göbeklitepe 11.jpg
Göbeklitepe12.jpg
Göbeklitepe8.jpg
Göbeklitepe Maketi (6).jpg
Göbeklitepe Maketi (4).jpg

Kinezët po tregojnë një interes në rritje ndaj Gobeklitepe-së në Shanllëurfa (Şanlıurfa), një site arkeologjik që bën pjesë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e OKB-së).

Drejtori i Drejtorisë së Rrethit (Sanliurfa) për Kulturën dhe Turizmin, Ajdën Asllan (Aydın Aslan) thotë se institucionet dhe agjencitë publike japin një mbështetje serioze në promovimin brenda dhe jashtë vendit të objekteve e monumenteve historike pas shpalljes së vitit 2019 “Viti i Gobeklitepesë” nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Me punën dhe aktivitetet e realizuara në koordinim me Ambasadorin e Turqisë në Pekin, Abdulkadir Emin Onen dhe me mbështetjen e Prefekturës së Shanllëurfës është rritur interesimi i kinezëve ndaj Gobeklitepe-së. Në kuadër të “Vitit Turk”, që u shpall vitin e kaluar në Kinë, u bë edhe promovimi i destinacioneve turistike,- shprehet Asllan.

Për momentin dy televizione të mëdha të Kinës kanë bërë xhirime në sitet tona arkeologjike, sqaron drejtori Asllan dhe shton:

“Ekipi i TVB-së, një televizion i Hong-Kongut që xhiron programe televizive lidhur me shënimet e udhëtimeve turistike në mbarë botën, për momentin është duke hulumtuar si ti realizojë xhirimet në parkun arkeologjik të Gobeklitepesë. Kurse në Kompleksin Muzeal të Shanllëurfës, ku ekspozohen objektet (gjetjet) e nxjerra nga Gobeklitepe dhe që mban edhe titullin ‘muzeu më i madh i Turqisë’, këto ditë është duke xhiruar ekipi i televizionit shtetëror të Kinës CCTV. Muajt e kaluar ne mirëpritëm këtu edhe këngëtarin e famshëm Xiao Zhang, i njohur në Kinë me videoklipin “Dua të çoj në Turqinë romantike”, dhe ekipin e tij. Duke u nisur nga ky interes i madh ne kemi nisur të marrim frutat e punimeve promovuese që Turqia ka në tregun kinez përmes Gobekliptesë”, sqaroi Asllan.

Ne presim gjithashtu një rritje serioze në numrin e turistëve që do të vijnë edhe nga vendet e tjera të Lindjes së Largët, shton Asllan.

Kurse përfaqësuesi i televizionit CCTV në Turqi, Yu Pang thotë se Turqia ka një histori rrënjësore, në veçanti Gobeklitepeja ka ngjallur një interes të madh në vendet e Lindjes së Largët, shtoi ai.

Ne jemi një nga televizionet më të mëdha të Kinës. Në ‘prime time’ kemi një shikueshmëri më të madhe se 500 milionë dollarë. Në Shanllëurfa erdhëm për të xhiruar gjurmët e civilizimeve shumë të vjetra. Me kanalin tonë do të bëjmë një prezantim të madh në Kinë. Xhirimet po i realizojmë në muzeun, ku ndodhen objektet që janë nxjerrë nga parku arkeologjik i Gobeklitepesë. Këto objekte janë shumë të vjetra. Bëhet fjalë për një numër të madh veprash historike magjepse dhe të mrekullueshme që janë zbuluar këtu dhe me një të kaluar 10.000-vjeçare, pra para Jezu Krishtit.

Ndërsa producenti i televizionit TVB-së, Ernest Wong shprehu bindjen e tij se qytetarët do ta ndjekin me interes programin që ata po xhirojnë për Gobeklitepenë.

“Kemi të bëjmë me një site që mund të ndryshojë me të vërtetë historinë e njerëzimit. Ne jemi shumë të impresionuar. Kinezët shprehin një interes shumë të madh për këtë vend. Edhe qytetarët tanë e pranojnë që Gobeklitepeja është “pika zero e historisë”. Mendojmë se me promovimet që do të bëjmë do të rritet edhe më shumë interesi që kanë qytetarët tanë ndaj këtij vendi të lashtë”, tha Wong.



Lajme të ngjashme