Rritet interesi i turistëve për Sarajet Kombëtare të Turqisë

Sarajet, rezidencat dhe pallatet historike të varura nga Kryesia e Administrimit të Sarajeve Kombëtare brenda 3 muaj janë vizituar nga 335 mijë turistë.

saray.jpg

Sarajet, rezidencat dhe pallatet historike të varura nga Kryesia e Administrimit të Sarajeve Kombëtare brenda 3 muaj janë vizituar nga 335 mijë turistë.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e Sarajeve Kombëtare, në çerekun e parë të vitit 2019, numri i vizitoreve, në krahasim me një vit më parë, shënoi një rritje prej 11%.  

Krahas vizitorëve vendas është vënë re edhe një rritje e madhe në numrin e turistëve të huaj. Numri i vizitorët e huaj që kanë treguar interes për Sarajet Kombëtare, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 ka shënuar një rritje prej 48% dhe është rritur nga 120 mijë në 178 mijë.  

Pallati Dollmabahçe në Stamboll, që është një prej vendeve më të vizituar, ndërkohë që vitin e kaluar u vizitua nga 192 mijë e 142 persona, në tre muajt e parë të këtij viti u bë qendër e interesit të 245 mijë vizitorëve.

 


Lajme të ngjashme