Karnavali i “fshatit turk” në Belgjikë

Banorët e fshatit Faymonville në Belgjikë, që prej shekujsh e quajnë veten “turq”, me karnavalin që tashmë është bërë tradicional, kanë vënë në skenë pamje shumëngjyrëshe.

Faymonville karnaval2.jpg
Faymonville karnaval1.jpg

Banorët e fshatit Faymonville në Belgjikë, që prej shekujsh e quajnë veten “turq”, me karnavalin që tashmë është bërë tradicional, kanë vënë në skenë pamje shumëngjyrëshe.

Faymonville njihet si “fshati turk” dhe në kuadër të aktiviteteve të karnavalit është veshur me ngjyrën e kuqe dhe të bardhë.

Kortezhi i banorëve zuri vend pas bandës muzikore me flamur turk.

Kurse fshatrat fqinje zunë në karnaval me kostumet interesante të komuniteteve të ndryshme dhe shfaqet e folklorit në parakalimin e kortezhit.  

Ky eveniment i bukur u ndoq edhe nga shumë turq që jetojnë në Belgjikë dhe vendet fqinje.  

Skuadra e futbollit të fshatit, RFC Turkania (Unioni i të Rinjve Turq) merr pjesë në ligën e amatorëve me fanellën me hënë e yll.

Kurse hoteli i vetëm në Faymonville quhet Le Vieux Sultan (Sulltani i vjetër).

Në hyrje të ndërtesës që përdoret si bibliotekë në qendër të fshatit Faymonville, ku jetojnë rreth 1 mijë banorë dhe gjendet në rajonin e Maleve Arden në kufirin e Belgjikës me Gjermaninë, mbi mermer është gdhendur hëna dhe ylli kurse në dritare tërheqin vëmendjen motivet e flamurit turk.

Ekzistojnë gojëdhëna të ndryshme, prej të cilave disa bazohen në shekullin e 8-të, të cilat tregojnë se ky fshat ku nuk jetojnë turqit, u quajt “fshati turk”.

Sipas gojëdhënave më të përhapura, banorët e këtij fshati në shekujt e 16-të dhe 17-të refuzojnë të marrin pjesë në luftërat e kryqëzatave dhe të paguajnë taksat që mblidhnin kryqëzatat në Evropë nën udhëheqjen e kishave kundër osmanëve. Për shkak se bënë aleancë me myslimanët ata u quajtën “turq”.

 


Lajme të ngjashme